Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur gjatë paradites të së hënës në fshatin Zhabar i Epërm të Mitrovicës.
Sipas informacionit të policisë, rreth orës 10:05 një dëshmitar ka raportuar se, derisa ishte duke mbledhur mbeturina metali, ka hasur në një objekt të dyshuar që dyshohet të jetë granatë dore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin përreth dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.
Në vijim, është njoftuar edhe njësiti për deminim, i cili pritet të trajtojë mjetin e dyshuar në përputhje me procedurat standarde të sigurisë.
Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje” dhe mbetet nën hetim nga autoritetet kompetente.
Një tjetër granatë dore, si dhe një pistoletë me një fishek janë hasur në rrugë në fshatin Banjë të Istogut.
Policia ka njoftuar se mjeti i dyshuar është tërhequr nga IEDD e PK-së, ndërsa arma është konfiskuar nga njësiti i forenzikës.
Rasti vazhdon të hetohet.