Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në Drenas, rasti nën hetime

shiriri i policise

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Drenas, e cila thuhet se të dielën është gjetur pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë policore si dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Rasti thuhet se po hetohet nga ekipet relevante.