Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Berisha shkëlqen para grumbullimit me Kosovën

Valon Berisha

Mesfushori Valon Berisha ka shkëlqyer në fitoren 2:1 të Zurichut ndaj liderit të Superligës së Zvicrës, Thunit. Ai asistoi në dy golat e fitores së Zurichut të shtunën mbrëma, në ndeshjen që i takoi javës së 31-të.

Berisha ishte prej më të mirëve në fushë. Pas dy harkimeve të tij, Zurichu shënoi golat e fitores 2:1 në minutën e 15-të dhe 77-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë dy asistimet e para për Berishën me fanellën e Zurichut.

Zurichu zë vendin e 10-të me 34 pikë.

Berisha do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakisë që luhet më 26 mars.

Ndeshja gjysmëfinale e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 luhet në Bratislavë.