Kronikë

Gjendet e vdekur një 59-vjeçare në kanalin e Ibër-Lepencit

Kanali Iber Lepenci  Zubin Potok

Kanali Ibër-Lepenci: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një 59-vjeçare është gjetur e vdekur në kanalin e Ibër-Lepencit.

E njëjta është raportuar se ka dalë nga shtëpia sot rreth orës 6:40.

“Menjëherë pas pranimit të informatës njësitë policore së bashku me zjarrfikësit, kanë ndërmarrë veprimet e kërkimit në terren. Rreth orës 08:00 diku rreth 3 kilometra nga vendi ku dyshohej se kishte rënë viktima, është gjetur trupi i pajetë në ujërat e kanalit të Ibër Lepencit dhe e njëjta është nxjerrë jashtë kanalit. Viktima është identifikuar me inicialet R.M. e gjinisë femërore 59-vjeçare”, thuhet  në njoftim.

Raportohet se në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, po ashtu në vend-ngjarje kanë dalë edhe njësit e hetimeve rajonale.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.