Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Një rast ka ndodhur në Prizren ku e vdekur në një shtëpi është gjetur nja grua. Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërsa një rast tjetër që është cilësuar si “vdekje e dyshuar” ka ndodhur në Gjilan, ku në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur një burrë.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa provat materiale relevante për rastin janë konfiskuar”, thuhet në raportin 24-orësh.