Policia ka kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara.
Në njoftimin e PK-së bëhet e ditur se gjatë kontrollit të këtij subjekti janë gjetur prodhime serbe pa dokumente përkatëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç është bërë e ditur, këto mallra janë pjesë të ndryshme të automjeteve.
Ato janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.
“Pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara me datë 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan. Gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjese të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, lidhur me rastin mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.