Njësitet e deminimit të FSK-së është dashur të intervenojnë në dy raste gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë për të bërë shpërthime të kontrolluara të mjeteve të pashpërthyera.
Në Ferizaj një burrë raportoi në Polici të martën se hasi në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes dolën njësitet e deminimit të KFOR-it dhe FSK-së dhe bënë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, ka njoftuar Policia e Kosovës.
E në Kaçanik, një burrë ka njoftuar në mbrëmjen e të martës se ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
“Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i deminimit të FSK-së dhe është bërë shpërthimi i kontrolluar i mjetit të pashpërthyer”, thuhet në njoftimin e Policisë.