Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur në 24 orët e fundit në dy lokacione të ndara në Kosovë.
Në Suharekë një person ka njoftuar se gjatë punës në arë ka gjetur një mjet shpërthyes. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes dhe njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka larguar mjetin pa incidente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë punimit të arës, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës një grua ka njoftuar Policinë se në oborrin e shtëpisë ka gjetur mjetin e dyshur. Policia e Kosovës e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa incidente.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë së saj ka gjetur një mjet të dyshuar. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e deminimit të Policisë së Kosovës që e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin policor.