Dy granata dore në një qese plastike janë gjetur të hënën në Han të Elezit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Mjetet shpërthyese janë gjetur gjatë rrënimit të një shtëpie, ka njoftuar një person, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Mjetet shpërthyese janë tërhequr në mënyrë të sigurt.
Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.
“Është raportuar se gjatë rrënimit të shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hasur në një qese plastike në të cilën dyshohet se ndodheshin 2 granata dore-mjete të pashpërthyera. Njësia për deminim e FSK-së ka ndal dhe ka bërë tërheqjen e granatave në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftimin policor.