Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të arrestuar për narkotikë, kapen substanca në vlerë mbi 200 mijë euro

Gjashtë të arrestuar për narkotikë, kapen substanca në vlerë mbi 200 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar për shitblerje të narkotikëve, në dy raste të ndara në Prizren dhe në Gjilan.

Në rastin e parë, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me katër të dyshuar në to dhe i ka arrestuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollit janë konfiskuar disa prova, në mesin e të cilave substancë narkotikë në vlerë mbi 200 mijë euro.

  • substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë;
  • substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr.,
  • substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.,
  • substancë narkotike LSD, 154 paketime;
  • substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,
  • njëqind e tridhjetë e tetë (138) qese plastike të zbrazëta,
  • të holla (para) në vlerë shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë (7788.85) euro,
  • shtatë (7) telefona mobilë,
  • dy vetura të markës VW-Golf.

E, në rastin e dytë në Gjilan nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, janë lokalizuar dhe janë arrestuar dy persona.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë konfiskuar:

  • substancë narkotike e dyshuar për heroinë në peshë 537.8 gr. dhe vlerë rreth 8000 euro,
  • substancë narkotike e dyshuar si marihuanë në peshë të përgjithshme 3. 36 gr.,
  • dy telefona celularë, si dhe një veturë.