Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të së premtes, më 20 mars.
Në shumicën e rasteve viktima kanë qenë gratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Obiliq, një grua është raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar. Për rastin është njoftuar prokurori.
Në Gjilan, një person ka kanosur familjarët e tij pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole pa fishek. Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa pos për veprën e dhunës në familje, ai dyshohet edhe për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
Ndërkaq në Pejë, një burrë është raportuar se është kanosur nga djali i tij. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.
Rajoni i Gjakovës ka pasur tri raste të dyshuara për dhunë në familje.
Në Rahovec në një rast të para disa ditësh, një grua dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Të dyshuarit janë intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
E në qytetin e Gjakovës janë raportuar dy raste. Në njërin, një burrë dyshohet se ka keqtrajtuar bashkëshorten. Viktima bashkë me katër fëmijët janë strehuar në një shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është arrestuar po ashtu për dyshimet për keqtrajtim të familjarëve. Edhe ky është dërguar në mbajtje.