Brenda një periudhe 24-orëshe janë raportuar gjashtë raste të dhunës ndaj grave në qytete të ndryshme të Kosovës - Lipjan, Obiliq, Ferizaj, Klinë, Istog dhe Zubin-Potok. Në shumicën e rasteve, dhuna është ushtruar nga bashkëshortët ose ish-bashkëshortët e viktimave.
Sipas raportit të Policisë, në Lipjan është arrestuar një burrë pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit për shkak të një urdhërese të mëhershme të gjykatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Obiliq, një tjetër burrë u arrestua pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.
Në Ferizaj, një grua raportoi se ish-bashkëshorti i saj i kishte dërguar mesazhe kërcënuese. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
Në Klinë, një burrë u shoqërua nga policia nën dyshimin për dhunë të vazhdueshme psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes. Pas intervistimit, palët u liruan në procedurë të rregullt.
Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në Istog, ku një burrë i dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Rasti i fundit u raportua në Zubin-Potok, ku një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima nuk kërkoi ndihmë mjekësore dhe deri më tani nuk është raportuar për arrestime.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të gjitha rastet janë duke u trajtuar dhe hetimet janë në vazhdim.