I arrestuari nga Policia e Kosovës më 4 gusht, nën dyshimin se është përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara, dyshohet se gjatë dy vjetëve të fundit ka prodhuar qindra mijëra monedha 2-euroshe, kanë njoftuar autoritetet e rendit të martën.
I dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa operacioni rezultoi i suksesshëm pas bashkëpunimit të autoriteteve të Kosovës dhe atyre maqedonase, mbështetur nga EUROPOL dhe EUROJUST.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (EUROJUST) ka dhënë detaje rreth këtij rasti. Sipas kësaj agjencie, i arrestuari është punonjës i MPB-së maqedonase dhe dyshohet se ka prodhuar rreth 2 milionë monedha false 2-euroshe, të cilat do të qarkullonin në ekonominë kosovare.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar makineri për prodhimin e valutës së falsifikuar, shabllone monedhash dhe lëndë të parë. I dyshuari ka qenë nën vëzhgim për një periudhë të gjatë”, thuhet në komunikatë.