Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesën për paraburgim prej 30 ditësh në Gjykatën Themelore, ndaj të pandehurit N.Sh, shtetas i Shqipërisë.
Ai ka qenë në arrati që nga koha e kryerjes së veprës penale “Kultivim i bimës së hashashait, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa u arrestua me urdhër-arrest ndërkombëtar dhe më pas u ekstradua nga Shqipëria në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kërkesën e Prokurorisë për paraburgim, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar që i pandehuri me inicialet N.Sh., nga data e pa vërtetuar deri më datë 19.06.2024, në fshatin Panorc, Komuna e Malishevës, në bashkëveprim më të pandehurin O.Sh., kanë kultivuar në tri (3) parcela me rreth 1259 bimë, narkotik të llojit kanabis sativa në vendin e lartcekur të cilat parcela janë identifikuar përmes vëzhgimit me dron nga ajri.