Në Shqipëri pritet që sot, 19 qershor, të ekstradohen tre pjesëtarë të një organizate kriminale nga Dubai.
Policia e Shtetit ka thënë se A. Xh. në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar; E. D., si pjesëtar i një organizate kriminale ka planifikuar vrasje dhe akuzohet si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar; M. K., për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.
Nuk dihet saktësisht se kur do të arrijnë të akuzuarit, por Policia ka thënë tutje se procedurat për ekstradim priten të finalizohen të mërkurën.