Edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme” dhe “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, janë arrestuar të mërkurën në Gjilan.
Policia ka njoftuar se të arrestuarit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që kanë rezultuar me dëme materiale dhe përfitime të kundërligjshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të arrestuarit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që kanë rezultuar me dëme materiale dhe përfitime të kundërligjshëm përmes metodave të lartcekura. Pas intervistimit nga ana e hetuesve policorë dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ndaj tyre është lëshuar vendim për ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në raportin 24-orësh të Policisë, është njoftuar se edhe një person tjetër është arrestuar të martën në Viti, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë rast.
Ditë më parë janë ndaluar edhe 15 persona të tjerë të përfshirë në këto vepra penale.