Një person në Pejë është arrestuar për dhunë në familje, pasi dyshohet që i njëjti në gjendje të dehur e kishte sulmuar viktimën grua.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet që me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.