Kronikë

E sulmoi një person, arrestohet shtetasi turk

Policia e Kosovës

Një person dyshohet se është sulmuar nga një tjetër me shtetësi turke në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, gjatë së martës.

I dyshuari shtetasi turk është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari mashkull turk. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar si kanosje.