Policia ka arrestuar dy persona në Suharekë pasi privuan nga liria e lëvizjes një tjetër.
Sipas Policisë, të dyshuarit e kanë mbajtur viktimën në një kafene për shkak të një borxhi që u ka pasur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri. Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.