Një person është arrestuar në Pejë për mbajtje të paautorizuar të armëve. Rasti ndaj tij është iniciuar nga dikush që është ankuar se i dyshuari mbante shpezë që kundërmonin.
Pas lajmërimit në Polici të rastit të shpezëve, i dyshuari e ka kërcënuar ankuesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia gjatë kontrollit i ka gjetur të dyshuarit një pushkë ajrore.
Në vendngjarje kanë dalë edhe inspektorët.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 02.10.2024, rreth orёs 11:45, ёshtё njoftuar nga ankuesi se i dyshuari i cili mbante shpezё (pula dhe pata) tё cilat kundërmonin, viktima ka lajmëruar edhe inspektorët tё cilёt kanё dalё nё vendngjarje, i dyshuari i drejtohet viktimёs me fajlё kёrcёnuese”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari pas intervistimit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.