Një person është arrestuar të dielën në Istog, pasi në shenjë revolte ka grisur gjobën për kundërvajtje që ia ka shqiptuar zyrtari policor.
I dyshuari gjithashtu thuhet se e ka sulmuar policin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar, ndërkohë që i dyshuari thuhet se pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje, në shenje revolte ka grisur gjobën dhe ka sulmuar zyrtarin policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.