Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë pasi të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës atyre u janë kontrolluar edhe pronat dhe është konfiskuar një telefon.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës
Rasti është inicuar si “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë” dhe “Keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”.