Kronikë

Dyshohet se u vuri flakën orendive dhe u largua nga banesa në Fushë-Kosovë

Djegie e shtëpisë

Foto: Ilustrim

Një person dyshohet se u ka vënë flakën orendive e më pas është larguar nga banesa.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në Fushë-Kosovë të dielën mbrëma.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë konfirmuar se nuk ka të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet kanë nisur.