Një person është arrestuar në Kaçanik të hënën nën dyshimin se ka hapur llogari në rrjetin social “Facebook” duke keqpërdorur të dhënat e një gruaje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vepra për të cilën është arrestuar i dyshuari është “ngacmim”.
Ai dyshohet se në Facebook hapi llogari duke përdorur emrin, mbiemrin e fotografi të viktimës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.