Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se bleu marihuanë në Shëngjin për ta shitur në Kosovë, i ngrihet aktakuzë

marihuane

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sh.G. nën dyshimin për shitblerje të narkotikëve.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, i pandehuri ishte kapur më 2 korrik në pikën kufitare në Vërmicë. Sipas aktakuzës, i pandehuri ishte kapur me 300 gramë marihuanë e të cilën e ka blerë në Shëngjin për 500 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas aktakuzës, i pandehuri ka synuar ta vinte këtë sasi në shitje në Kosovë.

Vepra penale për të cilën akuzohet Sh.G. që gjendet në paraburgim është “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.