Një person ka vdekur në një vetaksident trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” të martën.
Ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime trupore, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40, ka njoftuar Policia, përkatësisht në drejtimin Prizren-Suharekë.
“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.