Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet për mjet shpërthyes në Klinikën e Patologjisë në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Qendra Klinike Universitare e Kosovës / Foto: Ilustrim

Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë në Klinikën e Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se ekipet e specializuara të Policisë për menaxhimin e mjeteve shpërthyese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se personeli përreth është evakuuar.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, ka deklaruar Borovci.

Burimet e KOHËS brenda SHSKUK-së kanë thënë se nuk është mjet shpërthyes i vendosur tani, por mjet që ka qenë më herët aty. Sipas këtyre burimeve, mjeti është vendosur pranë zyrave të Odës së Mjekësve të Kosovës (OMK).

KOHA ka provuar ta kontaktojë kryetarin e OMK-së, Pleurat Sejdiu, mirëpo nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e artikullit.