Policia ka njoftuar se ka goditur një rrjet të dyshuar për kontrabandë të kafshëve të imta në Ferizaj, ku janë zbuluar 108 dele, shumica prej të cilave pa numra matrikuli dhe pa dokumentacion për origjinën apo kontrollin veterinar.
Në operacionin e zhvilluar të martën në fshatin Rakaj, kafshët janë gjetur gjatë kontrollit në pronën e të dyshuarit L. K. dhe në dy lokacione të tjera, ku në njërin rast është konstatuar mungesë e dokumentacionit të rregullt dhe shenjave identifikuese për pjesën më të madhe të bagëtive.
Në dy lokacionet tjera të kontrolluara, sipas inspektorit të AUV-së, nuk janë gjetur shkelje ligjore.
“Gjatë operacionit policor janë hasur gjithsej 108 krerë dele, shumica (100 prej tyre) pa numra matrikuli dhe pa asnjë dokumentacion përcjellës mbi origjinën apo kontrollin veterinar. Në dy lokacionet tjera të kontrolluara në bazë të inspektorit të AUV-it nuk ka gjetur ndonjë shkelje ligjore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Shtetit, i cila ka rekomanduar që rasti të iniciohet ‘kundërvajtje doganore’. Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Tri raste të shitblerjes së narkotikëve në 24 orët e fundit, një person në kërkim nga policia
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
AUV-i kthen në Shqipëri 485 dele e 25 qengja të futura ilegalisht në Kosovë
-
Identifikohen dy lokacione ku grumbulloheshin mallra kontrabandë, gjenden qindra kilogramë duhan