Një tentimgrabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur në Breg të Diellit në Prishtinë gjatë pasdites të së hënës.
Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 14:00.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se ky rast dyshohet se ka ndodhur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.
"Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", ka thënë Pllana.