Policia e Kosovës ka kryer bastisje në tri lokale në Zubin-Potok të enjten, ku ka pasur informata se po luhet bixhoz i paligjshëm.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin Mitrovicë – Veri, Veton Elshani, ka njoftuar se të dyshuar janë pesë persona, ndërsa tre po intervistohen. Po ashtu janë hasur pajisje teknologjike që mundësojnë zhvillimin e lojërave të fatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njësia e hetimeve e stacionit policor Zubin Potok, me asistimin e njësive relevante te DRP Mitrovicë Veri ka bërë bastisjen në të tri lokalet. Ne të tri lokacionet janë hasur pajisje teknologjike të cilat mundësojnë zhvillimin e lojërave të fatit si dhe janë të dyshuar 5 persona, ku tre prej tyre janë duke u intervistuar dhe dy të tjerë nuk janë hasur, por ata janë të njohur për policinë. Janë intervistuar edhe pesë dëshmitarë. Është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që të iniciohen tri raste ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ e sanksionuar me nenin 294 të KPRK-së”, ka njoftuar Elshani.