Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë që u arrestuan të hënën për keqpërdorim të detyrës, dyshohet se kanë penguar ekzekutimin e sanksioneve penale dhe kundërvajtëse, siç thuhet “me qëllim që të përfitojnë dobi për të dënuarit”.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se sipas dyshimeve fillestare personat e ndaluar me urdhër të prokurorit, në cilësinë e personave zyrtarë, në periudha të ndryshme kohore në zyrën e Ekzekutimit të sanksioneve penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në bashkëveprim duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë dobi për të dënuarit, si dhe duke i shkaktuar dëm sistemit gjyqësor, ashtu që të pandehurit me dashje nuk kanë dorëzuar (kanë fshehur) Urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ekspedim të mëtutjeshëm duke pamundësuar ekzekutimin e sanksioneve penale dhe të atyre kundërvajtëse”, thuhet në një përgjigje të Prokurorisë për KOHËN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria ka njoftuar se është në vazhdën e përpilimit të kërkesës për caktimin e masës së sigurimit të prezencës së të pandehurve në procedurë penale.