Kronikë

Dy vëllezër 7 dhe 9 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

Lumi Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në lumin Shkumbin.

Fëmijët – të cilët ishin vëllezër, 7 dhe 9 vjeç – ndodheshin në zonë për të ruajtur bagëtitë. Së bashku me një familjare kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e masave të sigurisë bënë që ata të mos mund të dilnin më në breg, raporton TopChannel.

Banorët e zonës, së bashku me forcat e emergjencës që mbërritën në vendngjarje, tentuan t’i ndihmonin, por fatkeqësisht trupat e pajetë të të miturve u gjetën më vonë në një kanal më poshtë përgjatë lumit.