Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të një veturës dhe trenit në Prishtinë, në mëngjesin e së dielës.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Ramiz Cërnica” rreth orës 7 e 30 të mëngjesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFlora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës, ka thënë për KOHËN se në vend të ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.