Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar në një aksident në Grashticë të Prishtinës

Aksident

Foto: Ilustrim

Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielës në mesdite në Grashticë të Prishtinës. 

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. 

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë ai.