Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes trenit dhe një veture në fshatin Grabovc të hënën.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë ajo.