Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prishtinë të mërkurën mbrëma, nën dyshimin se kanosën dhe sulmuan një ekip mjekësor që po intervenonte në një rast.
Sipas Policisë të dyshuarit i kanë rezistuar edhe arrestimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zyrtare e ekipit mjekësor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Rr. Bedri Gjini, Prishtinë/28.08.2024 – 22:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit. Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.