Dy raste të “vrasjeve në tentativë” janë regjistruar në 24 orët e fundit në dy raste të ndara, në Prishtinë dhe Vushtrri.
Sipas njoftimit, në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa është njoftuar edhe prokurori. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente policore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq në Vushtrri raportohet se dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.