Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes në rajonin e Prizrenit të hënën.
Rreth orës 11:00 në rrugën “Shaip Spahiu” është raportuar se është hasur në rrugë një person pa shenja jete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për KOHËN se njësiti policor i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca. Vdekja e B.K. 72-vjeçar është konfirmuar nga ekipi mjekësor.
Ndërkohë rreth orës 14:00 në rrugën “Adem Jashari” është njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në tokë pa ndjenja.
Bytyqi ka thënë se N.Sh. 59-vjeçar i është dhënë fillimisht ndihma mjekësore dhe atij i ishte kthyer vetëdija, por ai vdiq më pas në Spitalin e Prizrenit.
“Më vonë rreth orë 15:30 nga Spitali Rajonale jemi informuar se viktima ka vdekur . Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59-vjeçar”, ka njoftuar Bytyqi.