Policia e Kosovës ka raportuar të dielën për dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje, në 24 orët e fundit.
Në raportin 24-orësh thuhet se në Shtime është arrestuar një burrë, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Pistoleta me gaz është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq rasti tjetër është raportuar në Prishtinë, ku është arrestuar po ashtu një burrë i cili kishte shtënë në ajër me armë zjarri në një aheng.
“Pistoleta me gaz, pesë gëzhoja dhe dy fishek janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.