Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona arratisen nga Instituti i Psikiatrisë, ishin nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik

Foto: Arkiv

Foto: Ilustrim (Arkiv)

Dy persona janë arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë. Policia ka njoftuar se ata ishin nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. 

Rasti ka ndodhur të enjten pasdite dhe është cilësuar si “arratisje e personave të privuar nga liria”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Raportohet se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë larguar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.