Dy burra kanë pësuar lëndime të rënda trupore për shkak të sulmit me thikë nga një person i dyshuar në Suharekë.
Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së hënës, teksa viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka njoftuar në raportin 24-orësh se dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Brigada 123, Suharekë / 03.11.2025 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë dy meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.