Disa persona janë lënduar në dy aksidente trafiku të hënën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, aty janë përfshirë disa automjete, derisa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore.
“Sonte ne orët e mbrëmjes është raportuar për një aksident trafiku ne autostradën ‘Ibrahim Rugova’ , dalja e autostradës Veternik - Bresje 3. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se bëhet fjalë për dy aksidente në të njëjtin lokacion dhe janë të përfshira disa automjete. Në këtë fazë raportohet për disa të lënduar dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi policor, Daut Hoxha.