Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dron i dyshimtë mbi pyll në Muqibabë, policia e konfiskon dhe nis hetimet

dron

Foto: Ilustrim

Policia ka konfiskuar një dron të paidentifikuar në fshatin Muqibabë të Gjilanit, pasi i njëjti ishte vërejtur duke fluturuar në një zonë pyjore.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 8 mars rreth orës 19:20. Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë intervenimit, policia ka konfiskuar dronin, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Fotografimi dhe incizimi i paautorizuar”, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.