Drejtorit të Auditimit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Musa Vitija i është djegur të premten vetura e dytë brenda tre muajsh.
Rastin e ka konfirmuar për KOHËN vetë Vitija, i cili ka thënë se është shumë i shqetësuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nga KOHA nëse ka pasur ndonjë kërcënim, Vitija ka thënë se drejtpërdrejt nuk është kërcënuar nga askush.
“Drejtpërdrejt s’kam pasur ndonjë kërcënim”, është shprehur ai shkurt.
Ndërkaq, sa i përket djegies së veturës së parë që ka ndodhur në gusht të këtij viti, Vitija ka thënë se rasti ka qenë në procedura.
KOHA ka kërkuar informata edhe nga Policia e Kosovës lidhur me djegien e veturës të premten por ende nuk ka marrë një përgjigje.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), i cili ka thënë se djegia ka ndodhur derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të SHSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së.
“SHSKUK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bordi Drejtues dhe drejtoria e SHSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”, thuhet në komunikatën e SHSKUK-së.