I dyshuari për vrasjen e një personi para rreth dy javësh në fshatin Debëlldeh të Vitisë është dorëzuar në Polici të mërkurën. Ai akuzohet për “vrasje të rëndë”.
J.I., i datëlindjes 1987, dyshohet se është i përfshirë për rastin që ndodhi më 18 shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht, viktima ishte plagosur por vdiq pas pesë ditëve në spital.
“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektorit Rajonal të Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit, ka arritur të ushtrojë presion të vazhdueshëm që besohet se ka çuar në dorëzimin e të dyshuarit sot me datën 01.10.2025”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.