Para pak minutash në lagjen "Isa Olluri" në Lipjan persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave, transmeton KOHA.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur njësia e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës.
Zjarri ka rrezikuar edhe veturat të cilat në mungesë të parkingut në këtë lagje janë parkuar afër kontejnerëve.
Sidoqoftë, zjarrfikësit nga distanca janë duke e lokalizuar zjarrin.