Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një ditë pas nisjes së restaurimit, digjet shkolla e parë shqipe në Ferizaj

Shkolla e parë shqipe në Ferizaj, që ishte shndërruar në gjimnaz, është djegur në mëngjesin e së martës. Ky objekt është në mbrojtje të shtetit si trashëgimi kulturore, kanë bërë të ditur nga Komuna.

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci, ka thënë për KOHËN se objekti i quajtur "Gjimnazi i Vjetër" ka nisur të restaurohej të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Objekti është shkolla e parë e qytetit të Ferizajt. Qeveria e ka futur në projektbuxhet dhe është thënë se do të restaurohej. Restaurimi ka nisur të hënën, por më pas është djegur”, ka deklaruar ai.

Nga Policia e Kosovës i thanë KOHËS se zjarri i shkaktuar në rrugën “Ramadan Rexhepi”, është lokalizuar dhe pos dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 04:25 kemi pranuar një informatë se në një objekt shkolle të vjetër, jofunksionale në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ është një incident zjarri. Ekipe të Policisë , zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin policor.

{gallery}

Fotot: Driton Paçarada / KOHA, 2017