Depoja e një biznesi afarist në Gjilan është përfshirë nga zjarri të martën.
Policia ka njoftuar se zjarri është lokalizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas zëdhënësit të PK-së për këtë rajon, Ismet Hashani, nuk është raportuar për persona të lënduar.
Ai ka njoftuar po ashtu se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësia e KEDS-it.
“Me datën 04.02.2025 rreth orës 08:29 nga një qytetar është marrë një informatë për një zjarr në rrugën “Lidhja e Prizrenit” këtu në Gjilan tek një depo e një biznesi afarist. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet patrulluese, njësiti i hetimeve dhe forenzika e stacionit. Zjarrfikësit dhe njësia e KEDS-it”- tha Hashani.