Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gashi: Nëse nuk do të kishte reagim të shpejtë, zjarri do të ishte i përmasave të mëdha

zjarr te Qafa

(16:20) - Ushtruesi i detyrës së komandantit të brigadës së zjarrfikësve, Malë Gashi, ka thënë se nëse nuk do të kishte reagim të shpejtë, zjarri në një banesë “Te qafa” mund të shkaktonte katastrofë më të madhe pasi ndërtesat ishin ngjit me njëra-tjetrën.

Nuk raportohet për të lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Informatën e kemi marrë në orën 15:05. Ekipet menjëherë kanë reaguar për një kohë shumë të shkurtër zjarri është vë nën kontroll. Po të mos ishte reagimi kaq i shpejte dhe profesional po shihen se ndërtesat janë tërësisht te lidhura me banesën dhe po te mos ishte reagimi kaq i madh do te ishte me të vërtetë zjarri i përmasave te mëdha, nuk ka pasur banorë brenda”, ka thënë Gashi.


Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë

(15:16) - Një banesë është përfshirë nga zjarri të enjten pasdite në rrugën UÇK “Te Qafa” në Prishtinë.

Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin. 

Në vendngjarje kanë dalë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës. 

KOHA për rastin e ka pyetur Policinë e Kosovës dhe posa të marrë përgjigje teksti do të përditësohet.