Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet kamioni në autostradën Suharekë-Duhël

Zjarr ne autostrade

Pamje nga kamioni që u kaplua nga zjarri në Duhël përgjatë autostradës Prishtinë - Prizren

Një kamion është përfshirë nga zjarri të mërkurën rreth orës 12:25 segmentin Suharekë-Duhël, në autostradë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se nuk ka persona të lënduar në këtë rast. 

“Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar”, ka thënë ai. 

KOHA ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. 

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa për incidentin është njoftuar edhe njësiti patrullues i autostradës.

Edhe Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar Kronikë 6 muaj më parë Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar

Hetimet për shkaqet e zjarrit vazhdojnë nga autoritetet përkatëse.

VIDEO: